“Të shëmtuar, të deformuar, depresivë dhe të kompleksuar”. Nën këtë titull, historiania e artit Nea Tandini, solli në Javën e Evropës një vepër multidisiplinare ku arti, imazhet dhe tingujt e violonçelit zbuluan anën më njerëzore të disa prej emrave më të mëdhenj të artit evropian.

Shfaqja që tërhoqi një publik të panumërt, na ftoi të zbulojmë pasiguritë, dhimbjen dhe historitë personale që fshihen pas krijimtarisë së disa prej emrave më të mëdhenj të artit evropian, duke hedhur dritë edhe mbi brengat kolektive të shoqërisë bashkëkohore.

Ajo shqyrtoi se si Mjeshtrat e Mëdhenj Evropianë të pikturës dhe skulpturës si Michelangelo, Leonardo da Vinci, Henri de Toulouse-Lautrec, Jacques Louis David dhe të tjerë, u përballën me vuajtjen, margjinalizimin dhe refuzimin social.

Tandini, që ka gjetur mënyrën se si të japë mesazhe për të tashmen, pushtetin, shtypjen dhe krizat kryesisht morale e ato të vlerave, rroku tema që përfshijnë identitetin, dështimin, qëndrueshmërinë, gjininë, ndërtimin e gjenialitetit dhe tensionin midis dhimbjes private dhe njohjes publike. Duke trajtuar tema tabu që shpesh heshtën në shoqërinë shqiptare, performanca inkurajoi empatinë, të menduarit kritik dhe një kuptim më gjithëpërfshirës si të artit ashtu edhe të gjendjes njerëzore.

Duke i treguar artistët siç ishin, fragjilë apo intrigantë, ajo shpërfaqi  përmes cenueshmërisë, pasigurisë dhe ndryshimit në vend të gjenialitetit të idealizuar. Konformizmi dhe heshtja janë herë çmim që paguhet, herë, karakter që gjen formën të shfaqet

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: