TIRANË

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili deklaron se teksa në Shqipëri çmimi i naftës rritet, në Maqedoni e ulin!

Vasili shkruan se “Bordi i Hajdutëve ka rritur çmimin e litrit të naftës me 8 lekë duke e çuar në 214 lek litrin, ndërsa në Maqedoni çmimi i litrit të naftës ulet me dy denarë dhe çmimi shkon 159 lekë litri.

Duke pyetur për arsyet pse ndodh kjo, ai thekson se Maqedonia nuk ka një qeveri hajdute si qeveria e Edi Ramës në Shqipëri, duke e cilësuar turp dhe krim ndaj qytetarëve.

POSTIMI I PLOTË
Skandali! Bordi i hajduteve e rrit çmimin e naftës, në Maqedoni e ulin!
Bordi i Hajdutëve ka rritur çmimin e litrit të naftës me 8 lekë duke e çuar në 214 lek litrin.
Ndërsa ne Maqedoni çmimi i litrit të naftës ulet me dy denarë dhe çmimi shkon 159 lekë litri.
Pra në Shqipëri nafta kushton 55 lekë për litër ose 35% më shumë se në Maqedoni!
Çfarë ka Maqedonia më tepër se ne?
Mos ka detin dhe portet me afër? Mos ka popullsinë më të madhe? Mos ka buxhetin e shtetit më të madh?
Përgjigjja është e qartë dhe shumë e thjeshtë.
Maqedonia nuk ka një qeveri hajdute si qeveria e Edi Ramës në Shqipëri dhe një Bord Hajdutesh të përbërë nga Qeveria+oligarkët!
Qeveria e Edi Ramës megjithëse çmimi i naftës në bursa bie dhe megjithëse kursi i dollarit bie këta rrisin çmimin se vetëm ashtu iu leverdis oligarkëve.

TURP DHE KRIM NDAJ QYTETAREVE !!!
➡️ ZGJIDHJA:
? TE SHKRIHET URGJENT BORDI I HAJDUTEVE
? VOTONI NE KUVEND PROJEKTLIGJIN E PARTISË SE LIRISË TE BLLOKUAR QE NGA MUAJI MARS PËR HEQJEN E TAKSËS SE QARKULLIMIT DHE KARBONIT

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: