Të shtëna armësh janë regjistruar jashtë një shkolle të mesme në Milwaukee në SHBA. Ngjarja ka ndodhur gjatë një ndeshjeje basketbolli.

Mediat shkruajnë, se katër vajza dhe të mitura kanë mbetur të plagosura si pasojë e të shtënave.

Sipas të dhënave të para, ata ishin larguar nga një lojë basketbolli dhe ishin përfshirë në një lloj përleshje kur u qëlluan.

Për fat të mirë, të plagosurat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet kanë arritur të identifikojnë autorin e dyshuar dhe janë vendosur në ndjekje të tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: