Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka tronditur qytetin e San Diego, pasi policia ndërhyri pas raportimeve për të shtëna në qendrën më të madhe islamike të zonës, në lagjen Clairemont. Sipas autoriteteve lokale, dy persona kanë humbur jetën ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Policia e San Diegos bëri të ditur se situata tashmë është nën kontroll dhe se kërcënimi është neutralizuar.
Sipas informacionit të publikuar në faqen zyrtare të qendrës, ajo konsiderohet xhamia më e madhe në Qarkun e San Diegos. Kompleksi përfshin edhe Shkollën Al Rashid, ku zhvillohen mësime të gjuhës arabe, studimeve islame dhe Kuranit.
Pamjet nga vendngjarja treguan fëmijë që largoheshin nga qendra të shoqëruar nga policia dhe ekipet e emergjencës. Një zëdhënës i shkollës deklaroi për CNN se nxënësit dhe stafi janë aktualisht të sigurt.
Deri tani nuk janë bërë publike detaje mbi identitetin e autorit apo motivet e sulmit, ndërsa hetimet vijojnë nga autoritetet federale dhe policia lokale. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitetin mysliman të qytetit dhe më gjerë në Kaliforni.
