Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Banesa” në qytetin e Elbasanit, ku tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur pas një konflikti të shoqëruar me përdorimin e armës.

Sipas informacioneve paraprake, të rinjtë janë përfshirë fillimisht në një konflikt, i cili më pas ka degraduar deri në përdorimin e armës, duke lënë të plagosur tre prej tyre.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të Policisë së Elbasanit, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

News24 mëson se janë identifikuar tre personat e mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, të plagosur kanë mbetur:
•Bjorgi Hoxha, 19 vjeç;
•Renaldo Mance, 31 vjeç;
•Armand Tomorrica, 32 vjeç.
Tre të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Ndërkohë, forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e autorit ose autorëve, si dhe motiveve që çuan në përdorimin e armës së zjarrit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: