GJERMANI – Të shtëna me armë zjarri në stacionin e një metroje në Mynih të Gjermanisë. Policia gjermane ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë një kontrolli rutinë në stacionin Unterfoehring.


Ende nuk dihet nëse të shtënat kanë pasur si autor një agjent të policisë, apo një të dyshuar, që tashmë është ndaluar. Nga të dhënat paraprake rezulton se ka 5 të plagosur mes të cilëve një agjente policie që ndodhet në gjendje të rëndë shkruan The Sunn.


Policia përjashton mundësinë që episodi të ketë lidhje me terrorizmin. Pasagjerët janë evakuuar dhe zona rreth stacionit është bllokuar nga policia.


(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: