Të paktën tre persona u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën të martën pas të shtënave me armë zjarri në qendër të qytetit francez të Strasburgut.

Ministri i Brendshëm francez Christophe Castaner tha se të dy njerëzit u vranë pasi një person i armatosur hapi zjarr pranë tregut të Krishtlindjeve në Strasburg.

Sulmuesi i dyshuar u plagos gjatë një operacioni të policisë, njofton CNN. I dyshuari është një 29 vjeçar i lindur në Strasburg.
Por, më e rëndësishmja është “shtetrrethimi” i Parlamentit Europian që e ka selinë në Strasburg. Sipas asaj që bëhet e ditur, europarlamentarët, stafi shtesë dhe gazetarët e kanë patur të pamundur të dalin nga ndërtesa pas informimit për të shtëna.

Presidenti i Parlamentit Europian Antonio Tajani ka shkruar në Twitter se Parlamenti në Strasburg”nuk do të frikësohet nga sulme terroriste apo kriminale”. Ai shprehu “dhimbje” për viktimat, duke shtuar se Parlamenti do të “vazhdojë të punojë dhe reagojë duke u forcuar nga liria dhe demokracia kundër dhunës terroriste”.
Zyra e Prokurorisë së Parisit tha se sektori i saj anti-terror është tani përgjegjës për hetimin.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: