Kryeprokurori i Dibrës, Abaz Muça, po ndjek nga afër hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Urakë të Matit, ku një automjet është qëlluar me armë zjarri në oborrin e banesës së familjes Lleshi.

Sipas të dhënave paraprake, mbi automjet janë zbrazur rreth 30 plumba automatikë. Banorët e zonës tregojnë jashtë kamerës se për disa minuta kanë dëgjuar breshëri të njëpasnjëshme armësh ndërsa frika ka qenë e madhe dhe askush nuk ka guxuar të dalë nga banesa

autorët kanë djegur një automjet në rrugën kryesore dhe më pas kanë kaluar përmes një ure druri, e cila të çon fshatin rrethe Baz në këtë zonë mund të kenë ndërruar automjet, me qëllim shmangien e kamerave të sigurisë dhe vështirësimin e identifikimit të tyre.

Policia ka ngritur disa postoblloqe në akset kryesore dhe po kryen kontrollin e kamerat te sigurisë përgjatë rrugës nacionale Burrel–Milot, ndërsa kontrolle dhe verifikime po kryhen edhe në drejtimin Prosekut drejt Rrëshen.

Grupet hetimore po punojnë për mbledhjen e provave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb