TIRANË

Të shtëna me armë kanë tronditur sot Tiranën. Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur në një lokal shumë pranë gjykatës së Tiranës.

I plagosur ka mbetur ish-prokurori Adriatik Cama i shkarkuar nga vettingu. Cama ka qenë prokuror i çështjes së 21 janarit, teksa akutalisht punon si avokat. Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.

Nga të dhënat e para, mësohet se babai ka vrarë ish-dhëndrin i cili ishte në proces divorci me vajzën e tij, ndërsa avokati Cama ka qenë me ta, por ende nuk ka informacion zyrtar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb