Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë sa i takon një kërkese të kreut të komisionit të Shëndetësisë, Enver Roshi, që deputetët të jenë pjesë e grupit të privilegjuar për të bërë vaksinën anti-covid.

Sipas Ramës, asnjë deputet apo ministër, që nuk është mbi 75 vjeç, nuk do të ketë asnjë privilegj të kësaj natyre.

“Asnjë ministër, asnjë deputet, asnjë drejtor, që nuk është mbi 75 vjeç nuk do të ketë asnjë privilegj të kësaj natyre.”, tha Rama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb