Të varur nga Ronaldo, ky është një fakt nga i cili Juventus nuk po arrin të shkëputet dot. Tani është vonë për të gjetur një zgjidhje tjetër, për këtë arsye CR7 thirret edhe një herë në apel për të shmangur një blof të madh që mund të ketë pasoja të parikuperueshme këtë sezon por edhe për të ardhmen. Misioni është i qartë, më 9 mars, në ndeshjen e kthimit kundër Porto kërkohet një Ronaldo në versionin e tij më të mirë, në turneun që aq shumë dëshiron. Cristiano duhet të shmang me çdo kusht një tjetër eliminim si një vit më parë përballë Lion, në një 1/8 e Champions League. Juve dhe Ronaldo nuk mund t’ia lejojnë vetes një përfundim të tillë që do të ishte fatal në aspektin ekonomik në këto kohë krizë.

Kris
Kris

Në “Do Dragao”, Ronaldo u largua thatë me një shije të hidhur, i mungon një penallti që mund ta bënte më të lehtë ndeshjen e kthimit, por ky është një diskutim i mbyllur. Në Torino, Ronaldo dhe Juventus luajnë gjithçka për gjithçka, është ndeshja më e rëndësishme e sezonit, një ndeshje që duhet fituar për të vijuar më tej në turneun më të rëndësishëm në rang klubesh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb