PRISHTINE -Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, në tryezën e diskutimit për personat e pagjetur, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë dështuar në këtë proces. Sipas Lang, dy qeveritë nuk kanë bërë shumë në zbardhjen e rasteve të të pagjeturve.
“Kur dy shtete nuk punojnë sa duhet për të pagjeturit dhe zbardhjen e rasteve të tyre, mendoj që këto shtete kanë dështuar në këtë aspekt. Shpresoj që ky problem i familjarëve të përfundoj sa më shpejt”, ka thënë Lang. Në këtë tryezë diskutimi ishte edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, Komisioni Qeveritar, si dhe familjarë të të pagjeturve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb