TIRANË

Çështja e Teatrit Kombëtar ka marrë vëmendjen e të gjithëve sot në parlament ndonëse nuk është në rend të ditës. Debate të shumta në sallë nga deputetët e opozitës parlamentare dhe maxhorancës. Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali tha se opozita i ka ikur gjithmonë betejave elektorale dhe tani ka gjetur teatrin si justifikim për të ikur nga reforma zgjedhore.

Nuk mungoi përmendja e Shekspirit dhe etiketimet për kryetaren e LSI-së dhe kryetarin e PD.

“Opozita i ka ikur gjithmonë betejave elektorale. Ikën në 2017, në 2019 tani ikën nga tryeza se u prish Teatri Kombëtar. Nga një protestë me ndjeshmëri të vërtetë qytetare, ata e kanë kthyer në një skenë ku Monika luan rolin e Penelopës, Basha të Odiseut, dezhurnin nuk dinë ta mbajnë dhe trupat e tyre nuk janë nën rrënoja. Meqë këto vijat nuk dinë si t’i mbajnë kanë vendosur të braktisin një nga reformat më të rëndësishme. Nuk kanë asnjë lidhje me artistët e mëdhenj, ata janë për një teatër të ri. Ata s’kanë kulturë, po s’dinë ku të lidhin si të ligjin gomari. Ajo u kthye në protestë makbethiane e kafshimit të veshit”, tha Spiropali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb