Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka propozuar vendosjen e masave administrative (Gjoba) për disa parti në vend, që sipas saj kanë kryer shkelje ligjore mbi shpenzimet elektorale në zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Gazetari Ergys Gjençaj raporton për BalkanWeb se KQZ ka propozuar dënimin me 5.5 milionë lekë të reja për Partinë Socialiste, ndërsa për Partinë Demokratike 700 mijë lekë të reja.

Ndërkohë e vetmja parti që i ka shpëtuar gjobës është Partia e Lirisë, dikur Lëvizja Socialiste për Integrim.

Sipas KQZ, partitë që janë ndëshkuar me gjoba kanë tejkaluar kufirin maksimal të shpenzimeve për fushatën zgjedhore nga kandidatët dhe subjektet politike. Vendimet në fjalë vijnë pas auditimeve te ekspertëve ligjorë.

ABUZUAN ME FONDET NË ZGJEDHJET E 25 PRILLIT 2021, CELIBASHI PROPOZON KËTO GJOBA PËR PARTITË

PS 5. 5 mln lekë
PD 700 mijë lekë
PDK 100 mijë
Lzhk 100 mijë
L. LEGALITETI 500 mijë
PR 500 mijë
Lzhk 500 mijë
Balli Komb. Demokrat 500 mijë
Nisma Thurje 600 mijë
Bindja Demokratike 600 mijë
Lëvizja Demokratike 600 mijë
Psd 600 mijë
Balli Kombëtar 600 mijë
Partia e Lirisë (dikur LSI nuk gjobitet), duke rezultuar kështu si e vetmja parti me raport të rregullt

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: