Tekniku i Bylis, Naxhi Shensoi dha mendimine tij për barazimin 2-2 me Teutën.

“Ndeshja ishte e tensionuar. E dinim që Teuta nuk mund të gabonte dy ndeshje radhazi, e dinim që ata do të vinin dhe do të mbroheshin. Ne e kishim përgatitur ndeshjen mirë, por edhe ata na kishin studiuar. Bylisi ka luajtur mirë edhe ndaj Tiranës edhe ndaj Teutës.

Duhet të pranojmë që gjyqtari e ndërpreu shumë lojën dhe nuk na lejoi që të luanim me ritmin tonë. Arbitri nuk ishte në formë për të ndihmuar futbollin, madje e prishi futbollin me ato ndërhyrje. Nuk e kuptoj gjyqtarin me bilbil në gojë, sikur punonte te stacioni i trenit.

Nuk dua të hedh poshtë lojën e Teutës, që luftoi dhe shënoi 2 gola, duke përfituar edhe nga gabimet tona. Teuta është një klub i madh, me një trajner të madh dhe me lojtarë cilësorë, prandaj nuk ka nevojë për ndihmën e gjyqtarit. Kampionati është shumë interesant, pasi akoma nuk është dhënë asnjë verdikt. Por gjyqtarët duhet të lënë kampionatin që të zhvillohet normalisht.

Sot u vërtetua që një fuqi e fshehtë nuk na lejon që të luajmë futboll. Ne do të vazhdojmë të luftojmë, kemi edhe 8 ndeshje. Gjyqtari nuk lejoi që të zhvillohej loja, e prishi me aq shumë ndërprerje. Më mirë të kishte dhënë ndonjë penallti. Bëmë disa gabime në mbrojtje. Mjafton të shikon edhe ndeshjen Teuta-Egnatia, për vendimet e gjyqtarëve. Arbitri nuk lejoi të luhej futboll, e ndërpreu shumë lojën. E pranoj që bëmë gabime në mbrojtje” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: