Franca bëri gjithçka mirë sot në 1/16 të Botërorit të Katarit, ku triumfoi 3-1 me Poloninë. Pas sfidës, trajneri i francezëve, Didier Dechamps është shprehur i lumtur për suksesin.

“Nuk ishte e lehtë sepse skuadra polake ishte e organizuar dhe gati për të dyluftuar ndaj nesh, por u treguam të aftë për t’i mundur. Pastaj është Kilian, i cili ka aftësitë për të zgjidhur çdo problem. Sa mirë që e kemi në skuadër.

Rezultati 3-1 është fryt i punës së madhe që kemi zhvilluar dhe i unitetit të grupit. Është me të vërtetë një gëzim i përbashkët. Tani është koha për të kaluar disa momente me familjarët dhe të dashurit tanë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: