Trajneri i Teutës, Edi Martini ka dhënë opinionin e tij pas fitores 2-0 ndaj Partizanit.

“Ne kemi vazhdimësi dhe rezultate pozitive. Është shumë e rëndësishme që kemi stabilizuar mbrojtjen. Cilësia normalisht është rritur. Unë dua t’i përgëzoj djemtë. Nuk është rastësi kjo fitore. Lufta është e fortë. Mbrojtja na ka dhënë siguri. Nuk kemi dalë jashtë traditës, për të paktën si luaj. Faleminderit djemve se nuk u shpërqëndruan në lojë.

Dëmtimet dhe rikthimet? Dëgjo. Normalisht edhe Qaqi, edhe Kallaku ka bërë një ndeshje të shkëlqyer. Për Kallakun e kam thënë dhe javën e shkuar. S’dua të merrem me emra të përveçëm. Një lojtar fiton një ndeshje, grupi të çon përpara. Sot ishim në stres të them të drejtën prej fitoreve të Bylisit dhe Kukësit. Sot jam i kënaqur që kaluam vendet e fundit.

Nota për Markun? Do i vendos 10 sepse nuk e bëri me këmbën e tij. Është djalë që punon në stërvitje, e përgëzoj për golin”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: