TIRANË

Do të ketë dhe dy episode reshjesh gjatë muajit tetor, teksa temperaturat do të jenë në vlerat normale të vjeshtës. Kështu deklaroi e ftuar në emisionin e mëngjesit në News24, Vila 24 sinoptikania Lajda Porja, e cila tha se fundjava do të jetë e ftohtë në zonat malore, por nuk do të ketë përmbytje.

“Nuk do kemi probleme. Nuk kemi rrezik për përmbytje. Vlerat minimale sot shkojnë dhe në 4 gradë në zonat malore. Maksimalet pritet jo më shumë se 23-24 gradë në fundjavë. Jemi në vlerat tipike të vjeshtës, nuk është se kemi anomali.

Fundjava e freskët, në zonat malore e ftohtë. Reshjet do të jenë të pranishme, do të jenë në sasi të pakta. Nuk do ketë shira në sasi të konsiderueshme deri të martën e të mërkurën”, tha sinoptikania.

Ajo tha më tej se tetori nuk do jetë i ngjashëm me shtatorin për nga reshjet, por se do të jenë të mjaftueshme.

“Shtatori është mbyllur si një muaj i thatë. Ka qenë një periudhë e gjatë, ishte e pritshme të kishim në shtator. Tetori paraqitet disi më ndryshe. Patëm një sistem me reshje. Pritet të kemi dhe dy episode të tjera, 15-ditëshin e dytë. Shpresat janë që të kemi reshje në të gjithë territorin. Nuk do jenë homogjene, që të kemi shumë ditë me reshje, por të mjaftueshme. Zonat veriore dhe veriperëndimore nga ana klimatike marrin reshje. Fatmirësisht këto ditë ka pas reshje dhe në Mal të Zi. Dy episode të tjera me reshje në muajin tetor. Reshje do të ketë, të paktën tetori nuk do jetë i ngjashëm me shtatorin”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb