Carlos është rikthyer. Alcaraz është rikthyer. Numri 3 në botë mposhti bashkëkombësin e tij Jaume Munar me rezultatin 5-7, 7-3, 6-1 dhe siguroi një vend në finalen e ATP 500 të Tokios, që do të zhvillohet nesër.

Tashmë, tenisti spanjoll pret çekun Lehecka në finale, teksa do të kërkojë të mbrojë titullin e fituar sezonin e kaluar ndaj Taylor Fritz.

Një paraqitje e mirë për tenistin nga Murcia, i cili më në fund mund të çlirohet pas një periudhe prej gjashtë muajsh jo të lehtë. Finalja e fundit e Alcaraz në një turne ATP daton më 12 prill, në Masters 1000 të Monte Carlos, ku spanjolli u mposht nga Jannik Sinner.

Nesër, Alcaraz do të kërkojë të çojë në tre numrin e titujve të fituar në vitin 2026, pas triumfeve në Australian Open dhe Doha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: