Tirana triumfon përsëri në derbi, në një duel të çmendur në në “Air Albania”, që përfundoi në minutën e 112-të, teksa bardheblutë fituan 1-2. Ndeshja nisi me tensione që në minutat e para. Tifozët hodhën flakadanë në fushë dhe gjyqtari ndërpreu ndeshjen për disa minuta.

Në minutën e tetë Xhixha tundi rrjetën e Partizanit, por goli anulohet për pozicion jashtë loje të Ngoo. Megjithatë, Tirana shënoi në minutën e 27-të. Pas një goditje nga këndi, Ngoo gjuan dhe topi përplaset te Përgjoni e shkon në rrjetë. 0-1 për Tiranën, që e mbyll pjesën e parë në avantazh.

Në mesin e pjesës së dtë sfida ndërpritet sërish për shkak të tymueseve. Fundi i ndeshjes ishte vërtet dramatik. Në 78’ gjyqtari Xhaja jep penallti për Partizanin pas një ndërhyrje të Tolit ndaj Carës. Lojtarët e Tiranës kërkojnë rishikimin e pamjeve nga VAR, por arbitri është i bindur.

Bekaj pret penalltinë e Stenio Zhunior, por gjyqtari vendos të përsëritet për hyrje të lojtarëve bardheblu në zonë. Pas kësaj ndërpritet ndeshja për herë të tretë, pasi tifozëria bardheblu është e irrituar dhe nuk mungojnë as sendet në fushë. Penalltia e përsëritur ekzekutohet sërish nga Junior, këtë herë mposht Bekajn dhe 1-1 në minutën e 86-të.

Por nuk do të mbaronte këtu, jepen 11 minuta shtesë dhe bardheblutë shënojnë në minutën e 100-të me anë të Xhishës. Një triumf historik gati për Tiranën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb