Megjithëse një ndeshje miqësore, tensioni ishte I madh në ndeshjen mes Olypique Marseille dhe Napolit. Me italianët që kryesonin që nga pjesa e parë në stadiumin “Velodrome”, vendasit nuk pajtoheshin me rezultatin. Për këtë arsye, ndërhyrjet e rënda ishin të shpeshta në minutat e fundit.

Por episodi që konfirmon tensionin erdhi në minutën e 76-të. Dimitri Payet ndërhyri fort në dëm të Lorenzo Insigne. Ky I fundit regoi, por futbollisti francez nuk e ndali irritimin e tij, duke goditur me shuplakë sulmuesin napolitan.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: