Pamje dramatike nga Kuvendi i Kosovës, për shkak të thirrjes për të kaluar në lexim të dytë Projektligjin për ndyshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Jashtë objektit të Kuvendit, protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike. Ndërsa policia është përgjigjur me spraj djegës dhe ujë me presion.
Projektligji për Specialen u miratua në lexim të parë me 91 vota për, ndërsa PDK kërkoi që ai të votohej edhe në lexim të dytë brenda ditës.
Kërkesa procedurale e PDK-së nuk u hodh në votim dhe seanca u mbyll. Ky ishte momenti kur protestuesit ndezën përplasjet me forcat e rendit jashtë Kuvendit të Kosovës.
