Tensione në protestës para Kuvendit. Teksa prej orës 10 të paradites së sotme qytetarët u stacionuan para Kuvendit, atje ku po mbahet dhe seancë plenare, në një moment pati tensione pasi protestuesit qëlluan me vezë drejt makinës së deputetit të PS-së, Erion Braçe.
Kjo situatë çoi në ndërhyrjen e policisë, ndërsa pati përplasje fizike mes tyre.
Pas tensioneve, disa protestues u shoqëruan në polici, mes tyre aktivisti Dritan Goxhaj.
