Situata te Real Madrid nuk është më e mira e mundshme. Pak ditë para përballjes në El Clásico, ka patur përplasje në kampin e Los Blancos mes Federico Valverde dhe Aurélien Tchouaméni.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, dy mesfushorët fillimisht patën një debat të ashpër gjatë ditës së djeshme, ndërsa situata është përkeqësuar edhe më shumë në stërvitjen e sotme.
Mediat shkruajnë se para fillimit të seancës stërvitore, Federico Valverde refuzoi t’i japë dorën Aurélien Tchouaménit, gjë që krijoi menjëherë tension në dhomat e zhveshjes. Situata më pas doli jashtë kontrollit, pasi dy lojtarët u përfshinë në një përplasje fizike, duke detyruar pjesëtarët e stafit teknik dhe shokët e skuadrës të ndërhyjnë për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.
