Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka mbërritur në Moskë për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin.

Pritet që ai të japë mesazhin se ata janë të hapur për dialog për shqetësimet e sigurisë së Rusisë, por do të vendosin sanksione nëse ajo pushton. Ukrainë.

Ndërkohë, disa trupa në distriktet ushtarake të Rusisë, në kufi  Ukrainën u kthyen në bazat e tyre pas përfundimit të stërvitjeve, njoftoi ministria ruse e mbrojtjes .

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin, gjithashtu do të vizitojë  Belgjikën, ku do të takohet me aleatët e NATO-s , Lituaninë dhe Poloninë, një ditë pasi ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov shprehu shpresën për diplomaci, pasi i kërkoi Putinit të vazhdonte bisedimet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb