Shkon në 8 numri i personave të arrestuar për shkak të tensioneve të ndodhura paraditen e sotme në protestën para Kuvendit.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se në komisariatin nr.4 në kryeqytet ndodhen katër të arrestuar, ndërsa katër të arrestuarit e tjerë janë në komisariatin nr. 1. Në këtë komisariat po mbahen: Kujtim Pervataj, Romario Dushi, Ardit Ymaj, Niko Qarkaj
Personat e arrestuar që po mbahen në komisariatin nr.4 janë identifikuar si: Besard Kajmi, Aristotel Elezaj, Gentjan Progni, Durim Bami.
Ndërkohë 12 persona të tjerë të cilët ndodhen në komisariatin nr.3 janë me statusin e personave të shoqëruar.
