‘Unë po shikoj me shqetësim tensionet në rritje që janë një kërcënim i ri për paqen’, ka thënë Papa Françesku.

Sot Papa Françesku i ka bërë thirrje botës që të lutet për uljen e tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, duke vënë në dukje se kjo situatë kërcënon sigurinë e Europës.

‘Tensionet në rritje janë një kërcënim dhe një goditje e re për paqen në Ukrainë, gjithashtu rrezikojnë sigurinë e Europës’, ka thënë ndër të tjera ai.

Ai gjithashtu ka sjellë në vëmendje një tjetër situatë problematike që ende nuk ka marrë zgjidhje.

Gjatë predikimit në meshë në Bazilikën e Shën Pjetrit, ai tha se është dhimbje madhe kur shohim se vëllezërit dhe motrat tona vdesin në det sepse nuk i lejojnë të dalin në breg.

Gjithashtu ia u shpreh se kulti më i pëlqyeshëm i Zotit është të kujdesesh për fqinjin.

‘Sa dhimbje ndjejmë kur shohim se vëllezërit dhe motrat tona vdesin në det sepse nuk i lenë të dalin në breg. Kujtoj se kulti më i pëlqyeshëm për Zotin është të kujdesesh për fqinjin’, ka thënë më tej Papa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: