Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj Iranit për shkak të sulmit ndaj trupave amerikane në Irak këtë javë, tha Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin.

“Ne po shpallim sanksionet shtesë kundër regjimit iranian”, tha Mnuchin në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë së bashku me sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo.

Më 3 janar, gjenerali iranian, Qasem Soleimani është vrarë nga një sulm amerikan me dron në Bagdad, duke rritur shqetësimet për konflikt në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Soleimani, 62-vjeçar, që ka ndihmuar në orkestrimin e operacioneve ushtarake të Iranit jashtë shtetit, është shpallur terrorist nga SHBA-ja, shkruan Rel.

Në përgjigje ndaj vrasjes së komandantit iranian, Irani ka nisur sulme me raketa në dy baza amerikane në Irak.

Trump ka thënë se asnjë ushtar amerikan nuk ka vdekur si pasojë e këtij sulmi dhe duket se Teherani “po tërhiqet”, pas sulmit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb