Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti u rikthye sërish historia e një zonje 61-vjeçare, e cila akuzon kunatën i ka zaptuar shtëpinë me forcë.

“Unë ditën e djeshme dhashë një deklaratë lidhur me problematikën e familjes time, e cila ka qenë që pas lindjes së fëmijëve. Unë këtu nuk erdha as të akuzoj apo as të dënojë njeri, por të mësoj të vërtetën e gjithë këtij problemi tek i cili kalon sa te djali sa te kunata. Kunata ime mund të thotë çfarë të dojë por jeta ime me vëllain e saj nuk ka qenë e thjeshtë.” -tha ajo.

Ndërkohë vajza e saj u shpreh se nëna e saj ka vuajtur shumë dhe është keqtrajtuar nga kunata dhe nga vjehrra.

“Nëna ime ka vuajtur shumë dhe është keqtrajtuar nga kunata dhe nga vjehrra. Ne kemi katër vite që nuk flasim me vëllain dhe ne nuk duam të dimë pasi ai e di vet pse e ka bërë këtë zgjedhje. Ne as me hallën nuk kemi komunikim u bë vite, nëna ime vjen rri rrugëve sepse shtëpinë ja kanë zaptuar, nëna ime ka punuar si qeni dhe na ka rritur ne si fëmijë. Nënën time e kanë rrahur e kanë dhunuar. Ajo nënë ka vuajtur shumë”- u shpreh e bija.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb