Zbardhet identiteti i personit që plagosi ditën e sotme një 48-vjeçare në Tiranë. BalkanWeb mëson se bëhet fjalë për shtetasin Murat Bilja. Ngjarja ndodhi në rrugën “Kamber Shevroja” në kryeqytet.

Burime zyrtare nga policia sqarojnë për BalkanWeb se 69-vjeçari pasi është konfliktuar me shtetasen me inicialet V. A., me të cilën ka lidhje familjare (Autori, burri i kunatës), janë konfliktuar për çështje banale.

Po ashtu ka dyshime se autori i dyshuar vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërkohë që pas krimit është arrestuar nga policia. Sakaq, gruaja e plagosur ndodhet në spital, ku po merr mjekimin e nevojshëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb