VLORË

Një tentativë vjedhjeje me armë u regjistrua mbrëmjen e kaluar në fshatin Hadëraj të Vlorës. Sipas burimeve zyrtare nga policia e Vlorës, mbrëmjen e kaluar rreth orës 20:00, në fshatin Hadëraj, Selenicë, dy persona kanë tentuar të vjedhin me armë në banesën e shtetasit Fidel Çaushaj, por nuk kanë mundur, pasi janë diktuar nga të zotët e banesës dhe janë larguar me një automjet “Benz”.

Gazetari Enrik Mehmeti tha për ‘BalkanWeb’, se autorët ishin të maskuar me veshje policie. Pasi janë futur në banesën e shtetasit Fidel Caushaj me qëllim grabitjen, ata i kanë vendosur prangat, dhe kanë dhunuar të zotin e shtëpisë.

Ndërsa kanë vënë re se banesës i janë afruar familjarët të Fidelit, ata janë larguar me makinën tip benz duke qëlluar me armë nëa jër për t’i trembur. Autorët janë ndjekur nga djali i të dhunuarit, ndërsa kanë përfunduar në greminë. Gazetari Mehmeti ka siguruar fotot të makinës së autorëve tip benz me targa VL 55 12 C, pas aksidentit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb