Ky është vendi ku dy persona kanë gërmuar për dy ditë me radhë për të hapur një tunel për grabitjen e një banke të nivelit të dytë në bulevardin “Zogu I”.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se pas mbledhjes së të gjitha provave të mundshme, policia po përforcon hyrjet nëntokësore në degëzimet ku janë institucionet financiare në këtë bulevard. Hyrjet po përforcohen me hekura që po saldohen nga punonjësit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nuk kemi të bëjmë me një grabitje të mirëorganizuar, por më shumë duket si një tentativë e nxitur nga një skenar filmi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: