“Mendoj se është në dritën e diellit një konsensus i faktorit ndërkombëtar euroatlantik, perëndimor që në Shqipëri ka një krizë të thellë, që kjo krizë duhet zgjidhur dhe se një nga burimet kryesore te krizës janë zgjedhjet. Prandaj ka ardhur theksi tek Reforma Zgjedhore që përbëhet jo thjesht nga ndryshime ligjore por ka vullneti politik për të zbatuar çfarëdo ligji që nga Kodi Elektoral, tek Kodi Penal, tek ligji i dekriminalizimit e kudo tjetër” – kështu i përgjigjet Lulzim Basha pyetjes nëse ka një tentativë nga ndëkombëtarët për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” Basha tha se sekreti është shkruajtur e zezë mbi të bardhë në nëntë kushtet e Bundestag-ut, që Shqipëria të avancojë drejt Bashkimit Europian.

Pjesë nga Intervista:

Pyetje: Gjthmonë thoni z.Basha, pas çdo takimi që zhvilloni me ndërkombëtarët se nuk i komentoni takimet me ta. Por unë ju pyes, a ka sot një tentativë nga ndërkombëtarët për të zgjidhur krizën?

Lulzim Basha: Mendoj se është në dritën e diellit një konsensus i faktorit ndërkombëtar euroatlantik, perëndimor që në Shqipëri ka një krizë të thellë, që kjo krizë duhet zgjidhur dhe se një nga burimet kryesore te krizës janë zgjedhjet. Prandaj ka ardhur theksi tek Reforma Zgjedhore që përbëhet jo thjesht nga ndryshime ligjore por ka vullneti politik për të zbatuar çfarëdo ligji që nga Kodi Elektoral, tek Kodi Penal, tek ligji i dekriminalizimit e kudo tjetër. Prandaj nuk mendoj se po nxjerrim ndonjë sekret, sepse sekreti është shkruajtur e zezë mbi të bardhë në nëntë kushtet e Bundestag-ut, që Shqipëria të avancojë drejt Bashkimit Europian, që Shqipërisë t’i hapen negociatat duhet të zgjidhë krizën politike përmes zgjedhjeve te lira dhe të ndershme pas një Reforme Zgjedhore me përfshirjen dhe konsensusin e të gjithë partive politike.

Pyetje: Një pyetje pas gjithçkaje që ka ndodhur, pas 30 qershorit, por edhe përpara tij, nëse do të ktheheshit pas në kohe, a do ta ndërmerrnit përsëri vendimin e djegies së mandateve?

Lulzim Basha: Djegia e mandateve ishte një veprim i detyruar nga abuzimi total i qeverisë, i Edi Ramës, i cili ishte në kushtet e kapjes së të gjitha pushteteve. Është e lehtë të gjykosh post-factum, por dua ta kuptojmë se as vetëdijesimi i faktorit ndërkombëtar për krizën e thellë politike në vend dhe as vetëbesimi i qytetarëve se kjo krizë mund të zgjidhej, se zgjedha e krimit dhe e korrupsionit nuk do të ishte nje konstante e jetës se tyre të perditshme, nuk do të vinte pa një aksion të fuqishëm opozitar. Duhet të kuptojmë se ne kemi zgjedhur një metodë të papreçedentë, por situata ku ka qenë vendi, ka qene e parpreçedentë, ndaj në retrospektivë, duke parë tashmë se kriza politike në Shqipëri është shtruar për zgjidhje si një domosdoshmëri edhe nga faktori ndërkombëtar, gjykoj se vendimi i opozitës së bashkuar për të ndërmarrë këtë hap të pareçendentë, ishte i justifikuar. Natyrisht nuk është një veprim i cili mund të ndërmerret lehtë apo mund të pranohet lehtë në kushte të tjera. Por mos harroni se kjo ndodhi në kushtet kur opozita nuk kishte asnjë instrument për të ndalur abuzimin me pushtetin, kur vendi ishte pa Gjykatë Kushtetuese, kur Prokurori i Përgjithshëm u emërua në mënyrë antikushtetuese, kur zgjedhjet u vodhën për herë të dytë dhe të tretë, kur personat që u kapën duke vjedhur zgjedhjet jo vetëm nuk u dënuan, por u promovuan, pra, kur nuk kishte absolutisht asnjë rrugëdalje institucionale nga kriza. Dhe në këto kushte, edhe kur u mbyll çdo rrugëdalje institucionale nga kriza, cila mund të ishte një rrugedalje? Të ndëshkoheshin autorët e 339 dhe 184. Të shkonin perpara drejtësisë dhe të merrnin dënimin, atë që kërkon sot Bundestagu, por nuk ndodhi. Nuk kishte si të ndodhte, edhe sot nuk ndodh megjithëse është kërkuar e zezë mbi të bardhë, nuk ka asnjë veprim te Prokurorisë për të arrestuar siç kërkon Bundestagu. Është hera e parë që në Parlament kërkon arrestime dhe për të çuar përpara drejtësisë ata që vodhën zgjedhjet e shqiptarëve. Edhe kur nuk kishte asnjë rrugëzgjidhje institucionale, as Gjykatë Kushtetuese, se në fund të fundit nje opozitë mund të kundërshtojë një ligj të padrejtë, antikushtetues, dhe të tilla kjo mazhorancë kaloi shumë, i mbani mend, Ligji për dividentin, këtej shtonte taksat për shqiptarët e varfër, shtonte çmimin e energjisë, naftës, dhjetëra kryefamiljarë humbën jetën në paraburgime, sepse nuk paguanin dot faturat, këtej u ktheu milionat oligarkëve, 4 – 5 oligarkëve qe kontrollojnë të gjithë aktivitetin ekonomik ne Shqipëri. Këtej shkonin në burg dhe vrisnin veten për një cigare hashash, ndërsa nga ana tjetër bandat e trafikut të drogës, bandat e kokainës nuk arrestoheshin, apo në raste kur detyroheshin t’i arrestonin për shkak të presionit ndërkombëtar, liroheshin dhe sot bandën e Xibrakës e ke në liri. Është kjo pabarazi e tmerrshme ligjore. Në këto kushte e bëmë nje përpjekje të fundit, të cilën për fat të mirë ka regjistruar edhe Raporti i OSBE/ODHIR, e çuam ligjin për vettingun e politikanëve. Ne hartuam një ligj si nje përpjekje të fundit për ta zgjidhur krizën në mënyrë institucionale. Katër vjet përpara se të benim këtë ne çuam ligjin për dekriminalizimin, i cili dha disa rezultate. Por jo të mjaftueshme, sepse natyra e marredhënieve të kupolës te PS me krimin ndryshoi. Në vend që të shkëputej nga krimi, ndryshoi. Prandaj propozuam ligjin për vetingun e politikanëve. Komisioni i Venecias gjykoi që në kushtet ku ndodhej Shqipëria ky ligj i duhej Shqipërisë, por në seancën e fundit të vitit të kaluar mazhoranca e hodhi poshtë kete ligj dhe OSBE/ODHIR e thotë qartë që ishte pas këtij vendimi qe opozita u detyrua të merrte vendimin e papreçedentë për djegien e mandateve. Çfarë dua të them me këtë? Opozita ka vepruar me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri shumë te lartë. Është përpjekur të shterojë çdo mundësi institucionale për ta zgjidhur krizën. Ne e dimë që Edi Rama i vodhi zgjedhjet e 2017-ës, që e shkeli me këmbë marrëveshjen politike te 17 Majit dhe që, në fakt, vetë marrëveshja siç u kuptua më vonë, ishte bërë pasi Edi Rama kishte blerë shumicën e votave me bandat e krimit të organizuar. Megjthatë ne nuk nxituam të dilnim nga Parlamenti, por kërkuam hetimin e shitblerjes se votës, nuk ndodhi. Përkundrazi, sapo nisën hapat e parë të hetimit, sapo nisi proçesi kundër Sajmir Tahirit që është një nga autorët kryesorë të blerjes së votave në Tiranë, u morën masat për të emëruar një kryeprokurore kukull të regjimit, pastaj një kryeprokurore tjetër të Krimeve të Rënda kukull të regjimit. Dëshmitarët u kercënuan, u arrestuan, u detyruan të shkojnë në azil, siç është rasti i Dritan Zaganit, apo u esktraduan në mënyrë të paligjshme siç ishte rasti i financierit te bandës së Habilajve. Ishim në kushtet kur nuk kishte më asnjë rrugëdalje institucionale. Ishin këto kushte ku pasi u rrëzua edhe propozimi yne për ligjin për vetingun e politikanëve ne u deryruam të hedhim këtë hap të papreçedentë. Sot mund te themi se kemi vetëdijësim jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të faktorit ndërkombëtar për të gjithë dimensionin e krizës, 9 kushtet e Budnestagut e provojnë këtë. 9 kushtet e Bundestag-ut janë udhërrëfyes jo vetëm për të hapur negociatat, por edhe për të dalë nga kriza politike. 3 janë hapat kryesorë në këtë drejtim, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe ge ndershme përmes nje Reforme Zgjedhore gjithëperfshirëse me vullnet politik për ta zbatuar, ndëshkimi i atyre që kanë shkatërruar zgjedhjet e mëparshme dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb