Mbrëmë afër mesnatës eksponentë të PD kanë bllokuar 2 automjete në Maqellarë, Qarku Dibër, me pretendimin se PS dhe përfaqësuesit e saj po blinin vota.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Për më shumë se 2 orë automjetet janë mbajtur të bllokuar nga mbështetësit e opozitës ndërsa policia rrethoi vendngjarjes.

Pas mbërritjes së prokurorit të rrethit Dibër dhe oficerit të policisë gjyqësore u kontrolluan 2 automjete

Në automjetin e tipit Mercedes Maybach i biznesmenit Fiqiri Pali, që ishte i mbyllur dhe parkuar, u gjetën 4500 dollarë, 1 mijë paund dhe tollona nafte.

Në automjetin tjetër ku ndodheshin ndër të tjerë edhe pjesëtarë të shtabit politik të Blendi Klosit nuk u gjetën sende të paligjshme.

Prokurori urdhëroi sekuestrimin e celularëve të personave që dyshoheshin për krim zgjedhor.

Oficerëve u është dashur që të presin për rreth 2 orë që të kryhej kontrolli në automjetin e biznesmenit Pali, pasi automjeti ishte i parkuar dhe ishte shoferi ai që solli çelësin.

Ndërkohë e gjitha është shoqëruar edhe nga një situatë e tensionuar.

Prokuroria është duke hetuar nën dyshimet për krim zgjedhor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb