LIBRAZHD

Policia e Librazhdit ka proceduar kreun e PD-së në Librazhd, Bujar Vreto si dhe 5 simpatizantë të selisë blu. Ata janë proceduar pasi tentuan të bllokojnë hyrjen e eskortës së kryeministrit Edi Rama në qytetin e Librazhdit gjatë ditës së sotme.

“BalkanWeb” mëson se personat e proceduar janë: Arben Kurti, Roland Abazi, Xhevdet Balliu, Florant Vreto, Arjanit Leka. Një grup qytetarësh të Librazhdit dhe simpatizantë dhe drejtues të degës së PD-së kishin dalë paraditen e sotme në hyrje të ‘bay-pass’ të këtij qyteti për të protestuar kundër Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjes së tij.

Protestuesit kanë tentuar të bllokojnë lëvizjen e eskortës dhe kryeministrit por policia ka ndërhyrë duke krijuar normalitet në qarkullim. Më pas protestuesit janë shpërndarë paqësisht dhe nuk janë shënuar incidente të tjera.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: