DELVINE- ­Një 32-­vjeçar në Delvinë është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një 16­-vjeçare, siç shkruan sot Gazeta Panorama.

Sipas autoriteteve zyrtare, në pranga ka rënë shtetasi Dashamir Shahini, 32 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Korçë.

Bëhet me dije se 32 ­vjeçari, pjesëtar i komunitetit rom, sot rreth orës 13:00, ka tentuar të përdhunojë shtetasen me iniciale B.M, 16 ­vjeç, e cila rezulton të jetë e martuar.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: