Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Shkupit, në Maqedoninë e Veriut, ku një i burgosur i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur.

Mediet fqinje raportojnë se viktima është profesori S. M., nga fshati Poroj i Tetovës, i cili ndodhej në paraburgim që prej shkurtit të këtij viti.

Ai akuzohej për tentativë përdhunimi ndaj një të miture 8-vjeçare, ndërsa mësohet se është varur në qelinë e burgut.

Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Mjekësinë Ligjore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: