Një pastor nga Afrika e Jugut gjeti vdekjen pasi tentoi që të agjëronte, pa ngrënë e pa pirë ujë për rreth 40 ditë e 40 net, për të thyer rekordin e Jezu Krishtit.

Siç shkruajnë mediat e huaja, 44-vjeçari Alfred Ndlovu dyshohet se u largua nga shtëpia për udhëtimin shpirtëror më 17 qershor.

Ashtu si Jezusi, Ndlovu la gjërat e botës pas tij dhe u fokusua në Perëndinë. Vdekja e tij erdhi si një goditje për familjen, anëtarët e kishës dhe komunitetin në përgjithësi.

Njeriu i moshës së mesme njihej kryesisht si një person shumë shpirtëror me një besim që mund të “lëvizte malet”, shkruan tg.

Një i afërm i ngushtë tha: “Ai ishte një njeri shumë shpirtëror. Është për keqardhje se si ai vdiq në këtë mënyrë. Pas një muaji kemi marrë lajmin e trishtuar të vdekjes së tij”.

Kufoma e tij u zbulua nga një i huaj pasi ai ishte i vetmuar në shkretëtirë. I huaji pastaj kishte alarmuar policinë, e cila kishte informuar familjen dhe kongregacionin e tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: