Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar në pikën e kalimit kufitar në Evros, teksa po tentonte te transportonte 19 emigrante të paligjshëm.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, shqiptari ishte duke drejtuar një makinë teksa tentoi te hynte ne vend, por gjatë kontrollit rutinë të policisë është bërë e mundur zbulimi i emigranteve te cilët drejtuesi i kishte fshehur në rimorkio për t’i transportuar drejt shtetit grek. Policia ka konfiskuar makinën dhe telefonin celular.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Gjykatës së shkallës së parë, ndërsa janë duke u kryer hetimet për bashkëpunëtor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb