SHKOZA

Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me tentativën e një 60- vjeçari për t’u hedhur nga pallati përballë banesave sociale në Shkozë.

Në njoftim zyrtar thuhet se J.B, u neutralizua nga Policia. Më tej thuhet se ai është dërguar me ambulancë në spital për kontroll mjekësor.

 

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.09.2020, rreth orës 18:25, tek uzina autotraktoreve, shtetasi J.B., rreth 60 vjeç, dyshohet se ka tentuar të vetëhidhet nga lartësia, i cili u neutralizua nga shërbimet e Policisë dhe me pas u dërgua në spital për kontroll mjekësor.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb