Policia e Kuçovës ka ndaluar një tentativë vjedhjeje. Ata kanë vendosur në pranga 38-vjeçarin, K. Gj., i cili tentoi të vidhte një bankomat në lagjen “Llukan Prifti” në Kuçovë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas informacionit se një shtetas kishte tentuar të vidhte me thyerje në bankomatin e filialit të një banke në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, organizuan punën dhe si rezultat bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Krimet bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K.(E).Gj., 38 vjeç, banues në Kuçovë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb