TIRANE– “U shokova kur mësova se vajzën time kishte tentuar ta përdhunonte pronari”. Kështu deklaroi babai i 18-vjeçares K.Z., e cila ditë më parë përjetoi çaste tmerri, pasi pronari i saj Besim Lami tentoi ta përdhunonte.

I ftuar në emisionin me “Zemër të hapur” në “News24” babai i adoleshentes, Gentiani pohoi se e kishte mësuar ngjarjen mbrëmjen e së dielës.

“E kam mësuar në darkë, të dielën, ne oren 22:30. Më tha vajza e vogël. Kur ma tha u shokova. Fola me shoqen e tyre nga Berati. Më tha: ‘Xhaxhi Genti, Nina ka qenë në punë dhe ka tentuar ta përdhunoj një person’. U shokova. Fola sërish në telefon, të nesërmen shkova në Tiranë. Falenderoj Zotin që ishte me aq. Falenderoj publikisht dhe ish-bashkëshorten, pasi i ka ndenjur afër vajzës. Në të dy, pavarësisht se jemi të ndarë s’na mungon dashuria për vajzën.”, tha babai i vajzës.

Gentian i dinit këto detaje që dolën sot?
Unë nuk i dija me këto detaje sepse edhe unë si ish-bashkëshortja ime jam kundër kësaj pjese. Unë i bëj thirrje komisariatit nr. 1 si ka mundësi që aty nuk ka një psikolog. I bëj thirrje ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, kryeministrit Edi Rama, ju bëj thirrje të gjithë institucioneve të jepet dënimi maksimal për atë person. Edhe unë po të isha aty, të më dënonin me varje. Poshtërsi e madhe.

Ju e keni ditur se ku do punonte vajza, jeni interesuar?
Jo nuk e dija këtë pjesë. Unë e kam marrë ditën e shtunë vajzën në tel dhe më ka thënë jam në një butik tek zona te ura e “Ali Demit”, po e rregulloj dhe po përgatitemi ta hapim butikun. Kujdes i kam thënë, komuniko edhe me mamanë. Atë Florin pronarin e saj, i them Drejtorisë së Policisë së Tiranës ta bllokojë atë kompani fantazmë.

Kam marrë informacione, ajo kompani është një rrjet prostitucioni.
Unë si baba, si prind nuk mund të marrim veprim direkt, me vrasje apo gjë tjetër. Siç kanë ata prindër edhe vajza ime ka baba. Duhet të mbajnë përgjegjësi edhe ajo financierja. Unë po të më kishte thënë vajza do e ndaloja ose po të më kishte thënë ish-bashkëshortja.

Si është gjendja e vajzës së vogël?
Ajo nuk është mirë nga gjendja emocionale. Dua që të ketë një mbështetje psikologjike për dy vajzat e mia dhe nga shteti.

Si është marrëdhënia juaj me vajzat?
Shumë të mira i kam marrëdhëniet me vajzat. Kam kaluar sprova, por duhet të bëhemi të fortë vetëm për fëmijët. Ndoshta forcojmë dashurinë për fëmijët dhe jo për njëri-tjetrin.

(ed.me/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: