TEPELENE – Policia e Tepelenës ka asgjësuar me anë të djegies një sasi të konsiderueshme bimë narkotike, të llojit kanabis sativa.

Burime zyrtare nga policia lokale bëjnë të ditur se 23 mijë bimë narkotike janë gjetur në 13 parcela pa pronar, në një zonë të pyllëzuar.

Policia shkatërroi parcelat dhe asgjësoi bimët narkotike në vend, ndërsa po punon për identifikimin dhe kapjen e personave përgjegjës.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: