Në një deklaratë për mediat, mbrojtësi ligjor i Myrteza Caushi, i njohur si kapobanda e Vlorës në vitin 1997, u shpreh se edhe për të vendimi i klientit të tij, ishte i papritur.

“Nuk ishte i parashikuar nga ana ime, ishte një vendim I cili u mor në momentin e fundit. Në lidhje me shkakun e tërheqjes së kërkesës ka të bëjë me llogaritjen e viteve të burgimit. Pretendon që një pjesë e paraburgimit nuk i është llogaritur. Pasi të bëhet kjo atëherë do të shohim cfarë do të bëhet.” u shpreh

Zani Çaushi do t’i drejtohet gjykatës me tjetër kërkesë për liri me kusht?

Normalisht veprimi i ligjit penal është në kohë. Kështu që nënkuptohet që nëse Zani Caushi është dënuar me ligj penal në vitin 2000 është në funksion ai ligj penal, jo ligji penal i 2020, që nënkupton që lirimi me kusht I vitit 2000 ka qenë me 25 vite.

KUSH ESHTE ZANI CAUSHI
Myrteza Caushi, njeriu i konsideruar si ‘i forti’ i Coles, u arrestua në shtator të 1997 dhe pas një beteje të ashpër që zhvilloi me gjykatën mundi të marrë pafajësinë dhe të lirohet në mars të 1999.

Pas një përplasje me armë ku la të vrarë dy persona dhe u plagos dhe vetë, Zani Caushi u rriarrestua në nëntor të 1999 dhe prej asaj kohe qëndron në qelitë e burgut, pasi është dënuar me burgim të përjetshëm për krijim bandash të armatosura, vrasje, pengmarrje, plagosje etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: