Një tërmet me fuqi 6,1 ballë ka goditur veriun e Peru-së.

Qendra Sizmologjike Kombëtare e Institutit Peruan të Gjeofizikës (IGP) njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 36 km dhe 12 km në perëndim të qytetit Sullana, në veri të vendit.

 

Autoritetet raportuan se nuk kishte asnjë paralajmërim për cunami pas tërmetit, por të paktën 43 persona u plagosën dhe 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë, sipas të dhënave fillestare.

Peruja, një nga vendet me aktivitetin sizmik më të madh në botë, është nga pjesët më aktive të asaj që njihet edhe si Unaza e Zjarrtë e Paqësorit.

 

Më 15 gusht 2007, një tërmet me magnitudë 7,9 ballë u mori jetën 595 njerëzve në Peru.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: