TOKIO- Një tërmet me magnitudë prej 5.8 ballë goditi Japoninë lindore herët të premten (15 mars), tha Agjencia Meteorologjike Japoneze.

Epiqendra e tërmetit ishte në brigjet e prefekturës Fukushima, ku u regjistruan lëkundje të forta, tha agjencia, duke shtuar se paralajmërimi për cunami nuk ishte lëshuar.

Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: