Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar atë që mund të konsiderohet si një “tërmet” në skuadrat kombëtare të moshave.

Qeveria e futbollit në vend ka shkarkuar trajnerët e përfaqësuesve U-15, Eqerem Memushi dhe atë të ekipit U-19 Erjon Bogdani.

Vendin e tyre do ta marrin përkatësisht Armand Damo dhe Nevil Dede, të cilët janë prezantuar nga sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku dhe drejtori i ekipeve kombëtare Xhemal Mustedanagiç.

Vendin që ky i fundit la në pankinën e skuadrës U-17 e ka marrë Elvin Beqiri. Arsyen e këtij revolucioni e ka shpjeguar Shulku, që po ashtu rrefeu edhe konfirmimin e Alban Bushit në drejtim të kombëtares U-21.

Rezultatet e kombëtareve kuqezi të moshave në edicionin e fundit nuk ishin pozitive, ndërsa kjo pritet të ndryshohet me projektin e ri që drejtohet nga Mostedanagiç.

Drejtuesit e lartë të Federatës njoftuan se stafi teknik i kombëtareve do të ketë mbledhje çdo javë dhe pjesë e tyre do të jetë edhe Kristian Panuçi, gjë që e detyron teknikun e kombëtares të qëndrojë më gjatë në Shqipëri.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: