Presidenti i EUROSIG Kadri Morina i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “News 24”, tha se të gjithë klientët e siguruar pranë kompanive të sigurimit, e që janë të prekur nga fatkeqësia natyrore do të dëmshpërblehen.

Morina u shpreh se në rastin e tërmetit, kompanitë e sigurimit kanë në fokus sigurinë e pronës të klientit.

“Në tërmetin e pare, te 21 shtatorit, të gjithë klientët e siguruar, janë dëmshpërblyer brenda 45 ditëve, siç parashikohet ne ligj. Tërmeti i datës 26 nëntor ishte me pasoja të mëdha në biznese të siguruar dhe në individë të siguruar. Të gjithë tregu i sigurimit ka qenë në terren, duke shkuar klient më klient. Deri tani kanë shkuar deri 500 klientë te kompanitë e mia.

Deri nga data 25 dhjetor të gjitha dëmet do të vlerësohen dhe do i kthehen pas klientit që ka bërë sigurimin. Në Shqipëri ka më shumë se 1 milionë banesa dhe as 2 përqind nuk janë të siguruara. Nga këta 20 mijë klientë, më shumë janë biznese. Edhe këta janë biznese që vijnë të huaja. Në këtë rast kemi pasur të fokusuar sigurinë e pronës.  Një shtëpi për t’u siguruar nuk do më shumë se 50 Euro në vit, shto këtu 5 euro për pajisjet shtëpiake dhe 5 Euro për detyrimin e palëve të treta dhe nuk ke më asnjë shqetësim. ”, tha presidenti i EUROSIG Kadri Morina.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb