Gazetarja Ira Londo, në një intervistë për “News24” tregoi se tërmeti që goditi mëngjesin e sotëm Turqinë është ndjerë edhe në disa zona Greqi.

Greqia ka nisur ekipe shpëtimi dhe ndihma drejt Turqisë. Ndër të tjera gazetarja u ndal edhe tek kushtet atmosferike në Greqi, duke theksuar se reshjet e dëborës kanë rënë edhe në qendër të Athinës, dhe se është njoftuar se do të bjerë borë edhe në Akropoli dhe qytetarët janë këshilluar që dyqanet të hapet pas orës 10:00.

“Këto dy ditë edhe ne po përballemi me kushte të vështira dhe një mot i ftohtë”, tha më tej gazetarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb