Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) ka bërë të ditur se numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti në Izmir të Turqisë është rritur në 92, ndërkohë që 147 të plagosur po trajtohen në spital.

Nga AFAD thonë se pas tërmetit janë regjistruar 1.286 paslëkundje, prej të cilave 43 më të forta se 4 ballë, shkruan AA.

Gjithashtu bëhet e ditur se numri i të plagosurve është 994, prej të cilëve 848 kanë dalë nga spitalet pas trajtimeve të nevojshme ndërkohë që 147 të tjerë ende vazhdojnë trajtimin.

Duke folur në një konferencë për media më herët gjatë ditës, ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit i Turqisë, Murat Kurum tha se numri i ndërtesave të dëmtuara rëndë dhe të shkatërruara është rritur në 58.

Të premten, një tërmet 6.6 ballësh goditi Izmirin, qytetin e tretë më të madh të Turqisë me rreth 4.37 milionë banorë. Deri më tani, 106 persona janë nxjerrë nga rrënojat ndërsa e fundit ishte 3-vjeçarja, Elif Perinçek e cila u shpëtua 65 orë pas tërmetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: